Ngushëllimet e socialistëve pas vdekjes së Nishanit, Nikolla: do të kujtohet e respektohet nga qytetarët

Publikuar më: 28/5/2022, ora 16:13
Bujar Nishani 1082x720

Ngushëllimet e socialistëve pas vdekjes së Nishanit, Nikolla: do të kujtohet e respektohet nga qytetarët

Publikuar më: 28/5/2022, ora 16:13

Kryetarja e Kuvendit, Lindita Nikolla, shprehu ngushëllimet për ndarjen nga jeta të ish-Presidentit Bujar Nishani, këtë të shtunë.

“Me dëshpërim mora lajmin e hidhur për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish Presidentit të Republikës, Bujar Nishani. Si President, deputet dhe në detyra të tjera të larta shtetërore, Bujar Nishani i shërbeu vendit me përkushtim dhe për shërbimin e tij do të kujtohet e respektohet nga qytetarët. Ngushëllime familjes për humbjen e njeriut të tyre të dashur! U prehsh ne paqe President Nishani!”, tha Nikolla përmes një deklarate për mediat.

“E dhimbshme ndarja nga jeta e Presidentit Bujar Nishani, me të cilin pata mundësi të punoj më nga afër gjatë shërbimit tim si Ministër i Punëve të Jashtme. Ngushëllime të sinqerta familjes Nishani dhe të afërmve të tij! Prehu në paqe zoti President!”, shkroi ish-ministri i Jashtëm Ditmir Bushati.

“Pusho në paqe President Nishani! I lehtë dheu!”, ishte reagimi i shkurtër i ministres për Marrëdhëniet me Parlamentit, Elisa Spiropali.