Nis lëvizja e anijeve në portin e Mariupolit, Ukraina: Pas grurit, Rusia po na vjedh dhe çelikun

Publikuar më: 28/5/2022, ora 18:07
mariupol 1280x720

Nis lëvizja e anijeve në portin e Mariupolit, Ukraina: Pas grurit, Rusia po na vjedh dhe çelikun

Publikuar më: 28/5/2022, ora 18:07

Pas javësh të gjata luftimesh, më në fund ka nisur puna për eksportin e mallrave në portin e Mariupolit, i cili konsiderohet si një nga pikat kyçe të ekonomisë vendase.

Por, tashmë që qyteti port ka rënë në duart e rusëve dhe anijet që qarkullojnë dhe përpunohen në të kontrollohen prej tyre.

Sipas agjencisë së lajmeve TASS, ngarkesa me çelik që ishte ngarkuar në Mariupol tashmë ishte në rrugën e saj drejt Rusisë.

I menjëhershëm ishte dhe reagimi i Avokatit të Popullit në Ukrainë, Lyudmyla Denisova e cila e cilësoi këtë akt të Rusisë si grabitje.

“Pas vjedhjes së drithit ukrainas, pushtuesit iu drejtuan eksportit të çelikut nga Mariupol”, u shpreh Denisova në një postim në rrjetet sociale.