Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Po kërkonte për hashash, bie në humnerë oficeri i policisë

Nga A2 CNN
28 Maj 2022, 10:09 | Kronikë
Po kërkonte për hashash, bie në humnerë oficeri i

Gjatë një kontrolli për kanabis në malet e Dukagjinit, një oficer i policisë së komisariatit Shkodër ka rrëshqitur në terrenin e vështirë të zonës se Dushmanit, duke rënë në një humnerë.

Pavarësisht ndërhyrjes së efektivëve të tjerë, që prej ditës së premte, ende nuk është bërë e mundur nxjerrja e policit.

Burime për A2 CNN bëjnë me dije se oficeri me inicialet Rr. F. ishte pjesë e një grupi bënte kontrolle për kanabis në zonë dhe ka rrëshqitur disa metër në një humnerë.

Mësohet se është kërkuar ndihmë e specializuar për ta nxjerrë oficerin pasi terreni është tejet i vështirë, ndërkohë që policia nuk ka dhënë asnjë informacion për ngjarjen.

A2 CNN Livestream

Dita jonë