Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Real Madrid triumfon për herë të 14 në Champions League

Nga A2 CNN
28 Maj 2022, 23:34 | Futboll
Real Madrid triumfon për herë të 14 në Champions League

Reali i Madridit ka triumfuar për herë të 14 në Champions League, pasi mundi në finale Liverpool-in 1-0.

Ndeshja nisi me anglezët më agresivë dhe më kërkues, duke tentuar të gjejë golin disa herë, veçanërisht me Salah, por Courtois ishte i pakalueshëm.

Rasti i vetëm për Realin ishte ai i minutës së 45-të, kur Benzema e dërgoi topin në rrjetë, por VAR e anuloi për pozicion jashtë loje.

Në minutën e 59-të Vinicius realizoi në portën e Liverpool pas një asisti fantastik nga Valverde.

Në vazhdim, Liverpool-i u hodh i gjithi në sulm, por u përballë me murin spanjoll të projektuar nga një arkitekt italian, si Ancelotti.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani