Rusia hap dyert e ushtrisë për këdo

Publikuar më: 28/5/2022, ora 20:01
ushtria ruse 1085x720

Rusia hap dyert e ushtrisë për këdo

Publikuar më: 28/5/2022, ora 20:01

Presidenti rus Vladimir Putin nënshkroi ditën e shtunë një ligj që heq kufirin e moshës për rusët dhe të huajt që duan t’i bashkohen ushtrisë.

Ky ligj u miratua disa ditë më parë nga Duma dhe tashmë pas firmës së presidentit hyn në fuqi menjëherë, duke i hapur kujtdo derën e ushtrisë.

Më herët, në ushtrinë ruse mund të regjistroheshin vetëm shtetasit e moshës 18 deri në 40 vjeç dhe të huajt nga 18 deri në 30 vjeç.

Ndryshimet u hartuan nga kreu i Komitetit të Mbrojtjes së Dumës Shtetërore, Andrei Kartapolov dhe zëvendësi i tij i parë, Andrei Krasov.

Autoritetet besojnë se heqja e një kufiri të sipërm të moshës do të tërheqë specialistë të cilët janë shumë të nevojshëm në këtë kohë, kur ushtria ruse po pëson humbje të mëdha në Ukrainë.