Shaip Kamberi nuk do të jetë më pjesë e Parlamentit të Serbisë

Publikuar më: 28/5/2022, ora 16:37
kamberi 1024x576

Shaip Kamberi nuk do të jetë më pjesë e Parlamentit të Serbisë

Publikuar më: 28/5/2022, ora 16:37

Shqiptari Shaip Kamperi nuk ka mundur të fitojë një mandat në Parlamentin e Serbisë, pas përsëritjes për herë të tretë të zgjedhjeve në zonën e Tërnocit.

Përmes një njoftimi për mediat Kamberi bën me dije se e ka humbur mandatin kësaj herë vetëm për 13 vota. Ai tregon se ka marrë 598 vota në përsëritjen e zgjedhjeve, ndërsa 6 i ka marrë SPS.

Kujtojmë se në zgjedhjet e përsëritura për herë të dytë në Tërnoc të Bujanocit, Kamberi ka marrë 679 vota të cilat ishin të mjaftueshme që ai të bëhej deputet. Por, një ankesë nga koalicioni SPS, Serbia e Bashkuar dhe “Të Gjelbrit e Serbisë”, shtyu Komisionin Republikan të Zgjedhjeve që zgjedhjet të përsëriten edhe një herë, të cilat u mbajtën sot