Triumfi në Conference League, mësuesja i mëson nxënësve himnin e Romës, reagojnë prindërit lacialë

Publikuar më: 28/5/2022, ora 21:07
Screenshot 4 17

Triumfi në Conference League, mësuesja i mëson nxënësve himnin e Romës, reagojnë prindërit lacialë

Publikuar më: 28/5/2022, ora 21:07

Fitorja e Romës në Ligën e Konferencave shkaktoi polemika në një shkollë fillore në kryeqytetin italian.

Nxënësit e fillores në  “Caterina Usait” u “detyruan” nga mësuesja e tyre të këndonin himnin e verdhekuqve, e cili duket që ishte një fanse e Romës, por jo të gjithë ishin të kënaqur.

I menjëhershëm ishte reagimi i prindërve lacialë, të cilët njihen për armiqësinë e përjetshme me rivalët e qytetit, të cilët kërkuan shpjegime nga mësuesja, madje pati dhe përplasje, pasi sipas raportimeve një nga nxënësit, tifoz me Lazion, refuzoi ta bënte një gjë të tillë dhe për këtë arsye nisi të qajë.

Shkolla reagoi për ngjarjen duke iu kërkuar falje të gjithë nxënësve dhe prindërve të tyre.