Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Vdekja e Bujar Nishanit, reagon Monika Kryemadhi: Kontributi i tij do të mbetet i paharruar

Nga A2 CNN
28 Maj 2022, 16:15 | Politikë
Vdekja e Bujar Nishanit, reagon Monika Kryemadhi: Kontributi i tij do të

Kryetarja e LSI, Monika Kryemadhi ka reaguar në lidhje me lajmin e rëndë të ndarjes nga jeta të ish-presidentit Bujar Nishani.

Kryemadhi shkruan se Bujar Nishani do të mbahet mend si një zyrtar, ushtarak e qytetar me integritet dhe me kontribut të paharruar.

“Ikja e parakohshme e Presidentit Nishani është një lajm i hidhur për të gjithë, ndërsa mendimet tona në këto momente janë me Odetën, fëmijët dhe familjarët e tij. Bujar Nishani ishte zyrtari, ushtaraku, qytetari i shtetit e miku i mirë, që karakterizohej nga integriteti dhe vlerat më të larta njerëzore. Kujtimi dhe kontributi i tij për vendin do të mbetet i paharruar”, shkruan Kryemadhi.

A2 CNN Livestream

Dita jonë