Vdekja e Nishanit, Basha: PD humbi një politikan të përkushtuar

Publikuar më: 28/5/2022, ora 15:51
basha nishani

Vdekja e Nishanit, Basha: PD humbi një politikan të përkushtuar

Publikuar më: 28/5/2022, ora 15:51

Ish-kryetari i Partisë Demokratike, Lulzim Basha vlerësoi rolin e luajtur nga ish-Presidenti Bujar Nishani në postin më të lartë shtetëror, por edhe brenda PD.

“Trishtues lajmi i ndarjes së parakohshme nga jeta të Presidentit Bujar Nishani. Ngushëllimet më të ndjera familjes, miqve dhe të afërmve të tij. Sot Partia Demokratike ka humbur një politikan të përkushtuar, kontributin e të cilit për të dhe Shqipërinë do ta kujtojë përherë me respekt. U prehtë në paqe!”, shkroi Basha në një status në Facebook.

Pas ndarjes së madhe në PD, që kur Basha vendosi të përjashtonte Berishën nga grupi parlamentar sepse ishte shpallur non grata, Nishani ishte rreshtuar në krahun e Berishës dhe atyre që kërkonin largimin e Bashës.