“Vetëm malli më i mirë kolumbian kalon doganën”, parulla e tifozëve të Liverpool për Diaz shkakton reagime

Publikuar më: 28/5/2022, ora 14:48
Vetem malli me i mire kolumbian kalon doganen parulla e tifozeve te Liverpool per Diaz shkakton 1280x720

“Vetëm malli më i mirë kolumbian kalon doganën”, parulla e tifozëve të Liverpool për Diaz shkakton reagime

Publikuar më: 28/5/2022, ora 14:48

Tifozët e Liverpool janë kritikuar për shkak të një banderole të konsideruar ofenduese, pasi kanë krahasuar lojtarin e skuadrës së tyre Luis Diaz, me kokainën, një prej njollave që ka shoqëruar prej dekadash vendlindjen e tij, Kolumbinë.

“Vetëm malli më i mirë kolumbian kalon doganën”, kishin shkruar tifozët në një banderolë, të krijuar për ndeshjen finale të Champions League, ku Liverpool sfidon Real Madrid në Paris këtë të shtunë.

Pasi foto e parullës nisi të qarkullonte në rrjetet sociale, jo të gjithë mbetën të gëzuar nga batuta, që ndoshta mund të kishte qëllime të mira. “Jam i sigurt që Diaz do ta urrente këtë lloj paragjykimi”, shkroi një tifoz në Twitter. “Shpresoj vetëm që Luis të mos e shohë”, reagoi një tjetër.

Diaz, i cili u ble për mbi 40 milionë euro në janar nga Porto, ka luajtur një rol të rëndësishëm në pjesën e dytë të sezonit për Liverpool, duke kontribuar në arritjen e finales së Champions League, fitoren e Kupës së Anglisë dhe Kupës së Ligës, si dhe renditjen në vend të dytë në Premier League.