Ancelotti shkruan historinë me Champions-in e radhës

Publikuar më: 29/5/2022, ora 08:31
ancelotti4

Ancelotti shkruan historinë me Champions-in e radhës

Publikuar më: 29/5/2022, ora 08:31

Pas fitores së Real Madrid ndaj Liverpool në finalen e Champions League, Carlo Ancelotti është bërë trajneri që e ka fituar më shumë trofeun më të rëndësishëm për klube në botë.

Italiani ka arritur q ë ta ngrejë kupën plot 4 herë, duke lënë pas Bob Paisley (1977, 1978 dhe 1981) dhe Zinedine Zidane (2016, 2017 dhe 2018), të cilët kanë secili nga 3.

Interesant është fakti që të tre trajnerët me më shumë Champions kanë qenë ose janë ende trajnerë të Real Madrid dhe Liverpool, finalistëve të djeshëm.

Ancelotti e ka fituar trofeun dy herë me Milanin (2003 dhe 2007) dhe dy herë me Real Madrid (2014 dhe 2022).

Përpara disa javësh, me fitoren e kampionatit spanjoll, trajneri italian u bë gjithashtu trajneri i parë që fiton titullin kampion në 5 kampionatet kryesore evropiane. Legjendë.