Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Britney Spears sërish lakuriq në rrjetet sociale, alarmohen fansat

Nga A2 CNN
29 Maj 2022, 15:31 | Showbiz

Fansat janë të shqetësuar për shëndetin mendor të Britney Spears. Pak më pak se dy javë më parë, ylli i popit humbi fëmijën për shkak të një aborti dhe tani ajo është rikthyer krejtësisht e zhveshur në rrjetet sociale. “Nuk është e njëjta foto...kjo është foto e zemrës së kuqe të gjakut!!!”, shkruan këngëtarja duke u shfaqur në një foto të ngjashme me ato të shpërndara pak ditë para humbjes së foshnjës. Dhe ajo që shqetëson ndjekësit e shumtë nuk është vetëm mesazhi i fshehtë, por ekspozimi i vazhdueshëm i trupit të saj, edhe pas lajmeve shkatërruese si ai i ndërprerjes së shtatzënisë.

“Dikush të shpëtojë Britney-n” shkruajnë shumë: “Çfarë po ndodh me të?” apo: "Unë me të vërtetë shpresoj që dikush të kujdeset për të ...", "A mendoni vërtet se ajo është mirë?". Dhe kështu me radhë.

Pas abortit Britney shkroi një mesazh prekës: "Me pikëllim të thellë duhet të njoftojmë se kemi humbur foshnjën tonë të mrekullueshme para kohe”.

Vetëm pak ditë më vonë, këngëtarja nuk ngurroi të ndajë disa foto nga pushimet e saj të mëparshme në Meksikë, me një video ku ajo vrapon topless në plazh, deri në imazhin e disa orëve më parë, ku fotoja me zemrën e kuqe gjaku, alarmoi të gjithë fansat e saj.

A2 CNN Livestream

Dita jonë