“E si na qenka ky ekipi më i mirë në Evropë?”

Publikuar më: 29/5/2022, ora 14:00
van dijk

“E si na qenka ky ekipi më i mirë në Evropë?”

Publikuar më: 29/5/2022, ora 14:00

Pas finales së Champions League, të fituar nga Real Madrid me rezultatin 1-0 ndaj Liverpool, në televizionin britanik pati një debat të fortë mes Michael Owen dhe Rio Ferdinand.

Ish-sulmuesi i Liverpool kishte parashikuar që Liverpool do e fitonte finalen, pasi ishte ekipi më i mirë në Evropë, dhe kësaj fraze i qëndroi edhe pas ndeshjes.

“Vazhdoj të mendoj se janë më të mirët e Evropës. Në rrethana të tjera, do ta kishin fituar ndeshjen”, tha Owen.

E menjëhershme përgjigjja e ish-mbrojtësit të Manchester United: “E si na qenka ky ekipi më i mirë në Evropë? Sapo kanë humbur kampionatin dhe finalen e Champions. Unë mendoj që të konsiderohesh ekipi më i mirë në Evropë, duhet të fitosh trofetë më të rëndësishëm”.