Evangjeli Veli shpallet kampione e Europës në Peshëngritje

Publikuar më: 29/5/2022, ora 19:43

Evangjeli Veli shpallet kampione e Europës në Peshëngritje

Publikuar më: 29/5/2022, ora 19:43

Peshëngritësja shqiptare, Evangjeli Veli është shpallur kampione e Europës në stilin e shkëputjes për peshën deri në 55 kg, në Kampionatin Europian që po zhvillohet në Tiranë.

Pas saj u pozicionua peshëngritësja ukrainase Kamila Kontop dhe më pas, ajo nga Belgjika, Nina Streck.

Shtangistja shqiptare mori medalje ari në shkëputje dhe dygarësh (208 kg), kurse në shtytje mori medalje argjendi.

Veli ngriti 95 kg në shkëputje dhe u rendit e para, ndërsa në shytje fillimisht luajti me 108 kg, duke e ngritur të sigurt.

Në fund ajo ngriti 113 kg, po aq sa Konotop Kamila, e cila e ngriti e para këtë peshë dhe përfitoi nga rregullorja për të marrë medaljen e artë.

Kryeministri Edi Rama dhe ministrja e Arsimti dhe Sporteve Evis Kushi kanë ndarë në rrjetet sociale lajmin duke uruar sportisten.

“Kampionati Europian i Peshëngritjes në TIRANË – Peshëngritësja shqiptare Evangjeli Veli është shpallur Kampione e Europës për peshën deri në 55 kg”, shkruan Rama.

Ndërsa ministrja Kushi e cilëson historike, fitoren e Evangjeli Velit.

“Urimet më të mira për sportisten tonë Evangjeli Veli, e cila shkruan historinë me fitoren si kampione absolute e Evropës në sportin e peshëngritjes! Për herë të parë një vajzë shqiptare ngre lart flamurin kuqezi me tre medalje ari, si kampionia e parë femër në peshëngritje”, shkruan Kushi.