Lija e majmunëve, OBSH: 257 raste të konfirmuara, pritet rritje

Publikuar më: 29/5/2022, ora 21:42
lija emajmuneve 1280x720

Lija e majmunëve, OBSH: 257 raste të konfirmuara, pritet rritje

Publikuar më: 29/5/2022, ora 21:42

Deri më 26 maj janë konfirmuar257 raste laboratorike të lisë së majmunëve dhe rreth 120 raste të dyshuara. Por nuk raportohet për të vdekur. Kjo u njoftua nga Organizata Botërore e Shëndetësisë, duke specifikuar se “situata po evoluon me shpejtësi” dhe se “rastet e identifikuara do të rriten me zgjerimin e vëzhgimit në vendet jo-endemike, si dhe në ato që njihen si endemike që nuk kanë raportuar raste të fundit.

Sipas OBSH-së, “shumica dërrmuese e rasteve të raportuara deri më tani nuk kanë krijuar lidhje udhëtimi me një zonë endemike dhe janë paraqitur përmes kujdesit parësor ose shërbimeve të shëndetit seksual”. OBSH thekson se identifikimi i rasteve të konfirmuara dhe të dyshuara të lisë së majmunëve pa lidhje të drejtpërdrejta me një zonë endemike “është atipike” dhe një rast i lisë së majmunëve në një vend jo-endemik “konsiderohet një shpërthim”. Shfaqja e papritur e njëkohshme në disa vende jo-endemike “tregon se mund të ketë pasur transmetim të pazbuluar për disa kohë, si dhe ngjarje të fundit që kanë përforcuar përhapjen e virusit”.

Në raportin e saj, Organizata Botërore e Shëndetësisë apelon tre veprimet e menjëhershme që duhen ndërmarrë: ofrimi i informacionit të saktë për ata që mund të jenë më të rrezikuar; ndalimi i përhapjes së mëtejshme midis grupeve të rrezikut dhe mbrojtja e punonjësve shëndetësorë në linjën e parë.