Teuta, pa rivalë. Kampione në pingpong për të dhjetin vit radhazi

Publikuar më: 29/5/2022, ora 12:48

Teuta, pa rivalë. Kampione në pingpong për të dhjetin vit radhazi

Publikuar më: 29/5/2022, ora 12:48

Teuta shpallet kampione në ping pong për të dhjetin vit radhazi. Vajzat durrsake treguan dhe një herë se nuk njohin rivalë në Shqipëri, por synimet dhe pritshmëritë e tyre janë në arenën evropiane.

Samanta Agolli, një kampione absolute Shqipërie, pas ndeshjes tregoi emocionet dhe objektivat e saj për të ardhmen: “Falenderoj trajnerin dhe shoqet e ekipit. Tani të vazhdojmë të përmirësohemi”.

Edhe trajneri i saj, Musa Tërniqi, tha se niveli i ping pongut sot është i kënaqshëm, ndërsa pret shumë nga skuadra e tij në arenën europiane.

Sekretari i Federatës së Ping Pongut, Tonin Binjoshi, u shpreh se interesi për sportin e ping pongut po rritet çdo ditë.

Fituesit do të përfaqësojnë ngjyrat kuqezi në Lojrat Mesdhetare dhe ato Ballkanike.