Zelensky largohet nga Kievi dhe viziton ushtarët në front në Kharkiv

Publikuar më: 29/5/2022, ora 16:00

Zelensky largohet nga Kievi dhe viziton ushtarët në front në Kharkiv

Publikuar më: 29/5/2022, ora 16:00

Presidenti ukrainas Voldymyr Zelensky udhëtoi në rajonin e Kharkiv për të vizituar vendndodhjen e trupave. Sipas autoriteteve lokale, 2229 shtëpi janë shkatërruar dhe 31% e rajonit është e pushtuar.

“Ndjej krenari të pakufishme për mbrojtësit tanë, çdo ditë, duke rrezikuar jetën e tyre, ata luftojnë për lirinë e Ukrainës. Faleminderit secilit prej jush për shërbimin tuaj” – shkroi ai në Telegram duke postuar foto nga takimi.

Më herët presidenti Zelensky se situata në frontin e luftës në Donbas dhe pjesë të rajonit të Harkivit, është tejet e vështirë për ushtrinë ukrainase.

“Situata është shumë e ndërlikuar. Veçanërisht në ato zona të rajoneve të Donbasit dhe Harkivit ku ushtria ruse ka përqendruar forcat, si Severodonetsk, Bakhmut dhe Popasna. Po forcat tona po rezistojnë, edhe pse atje është shumë e vështirë”, u shpreh ai.