”Ballo me maska”, Teatri i Operas dhe Baletit, katër ditë dedikuar Verdit

Publikuar më: 30/5/2022, ora 17:21

”Ballo me maska”, Teatri i Operas dhe Baletit, katër ditë dedikuar Verdit

Publikuar më: 30/5/2022, ora 17:21

Është një nga shfaqjet më të vjetra të teatrit Regio Di Parma, ajo që rrugëton këtë javë artistikisht në Teatrin Kombëtar të Operas dhe Baletit.

“Ballo me maska” nuk do të jetë shfaqja e vetme që do të sjellë Verdin në Tiranë pasi drejtoresha e këtij institucioni tregon se do të ketë edhe takime të tjera me publikun, një sërë takimesh ku kalimtarët do të prezantohen me Verdin, edhe jashtë TOB, por kryefjala këtë javë është ballo me maska.

“Vepra ka në brendësi të gjitha emocionet njerëzore, komplotin politik, acidin e xhelozisë, ka frikën e vetmisë dhe magjinë e moralit që tejkalon të gjitha këto, nën muzikën e mrekullueshme të Verdit”, deklaroi Zana Çela.

“Ballo me maska” me skenografinë e vitit 1913, rikonstruktuar pak kohë më parë, por me një stafit teknik italian bën bashkë nën magjinë e Verdit edhe artistë shqiptarë e italianë.

 “Është një shfaqje e mbushur me pozitivitet dhe dashuri. Kemi punuar dy stafet, ai i teatrit Regio di parma dhe artistët shqiptarë për të sjellë veprën më të vjetër të teatrit tonë. Është kënaqësi bashkëpunimi, që nga përzgjedhja e kasteve e deri në detajet e tjera teknike”, deklaroi Marina Bianchi, drejtoreshë e Teatro Regio.

Pamje nga aktiviteti

Kjo shfaqje do të jetë hapë siparin edhe për eventet të tjera që këtë javë mbërrijnë nga kultura e vendit fqinj. Nuk u shmang as pyetja se si po shkon procesi i konkursit për kreun e ri të TOB.

“Në datë 7 qershor kemi paraqitjen e kandidateve para komisionit, që është një miks me elementë shqiptarë dhe të huaj”, zbuloi ministrja e Kulturës Elva Margariti.

Ndaj për më shumë informacione mbi kandidatët apo platformat e tyre do të duhet të presim deri më 7 qershor, e deri atëherë ditët e Verdit është ajo që gjeni brenda dhe jashtë Teatrit të Operas dhe Baletit.