Beteja për rajonin e Donbas, Ukraina mund të sigurojë armë me rreze të gjatë nga SHBA

Publikuar më: 30/5/2022, ora 16:50

Beteja për rajonin e Donbas, Ukraina mund të sigurojë armë me rreze të gjatë nga SHBA

Publikuar më: 30/5/2022, ora 16:50

Shtetet e Bashkuara duket se do të shpërfillin paralajmërimet e Rusisë, dhe janë më pranë dërgimit të një sistemi të shumëfishtë raketor me rreze të gjatë veprimi në Ukrainë. Moska e konsideron këtë hap si përshkallëzim provokues, por presidenti Volodymyr Zelensky bën vazhdimisht thirrje për sisteme të tilla për ti bërë ballë ofensivës ruse në Donbas. Forcat e Kievit po përdorin aktualisht howitzer-at amerikan M777 të cilat kanë rreze veprimi prej 25 kilometrash. Por sistemi i shumëfishtw raketor MLRS, do të lejonte Ukrainën të arrinte shënjestra më të largëta. Ai mund të lëshojë një seri municionesh, me më të avancuarit që janë në gjendje të godasin objektivë deri në 300 km larg. Por ai mund të lëshojë edhe raketa me rreze të shkurtër prej 70 kilometrash. 

Kufizimi i përdorimit vetëm për raketat me rreze të shkurtër do të ishte një mënyrë për Uashingtonin për të mos e përshkallëzuar konfliktit, në të njëjtën kohe duke përmirësuar në mënyrë të konsdierueshme arsenalin e këtij vendi.  

Një zyrtar i lartë amerikan I cituar nga Uashington Post tha se Shtëpia e Bardhë nuk e ka problem t’i sigurojë Kievit sistemin MLRS, por pa i dhënë armët me rreze të gjatë veprimi që përshtaten me sistemin.

Ka shqetësime se Ukraina mund ta përdorë sistemin për të goditur shënjestra brenda Rusisë, dhe një hap i tillë do të rrezikonte të përfshinte SHBA dhe NATO-n në konflikt direkt me Moskën. Sakaq Danimarka, furnizoi Ukrainën raketa kruz Harpoon, me rreze prej 130 km për mbrojtjen e Odesës, porti kyç në Detin e Zi.