Biden viziton shkollën ku ndodhi masakra në Teksas: Do të reagojmë

Publikuar më: 30/5/2022, ora 07:42
124964628 bidens

Biden viziton shkollën ku ndodhi masakra në Teksas: Do të reagojmë

Publikuar më: 30/5/2022, ora 07:42

Departamenti Amerikan i Drejtësisë bëri me dije se do të hetojë reagimin e policisë ndaj sulmit me armë të një 19-vjeçari në një shkollë në Uvalde të Teksas, ku u vranë 19 fëmijë dhe dy mësues.

Zemërimi i publikut po rritet pas zbulimit të të dhënave se oficerët prisnin në korridor, ndërsa fëmijët e bllokuar me sulmuesin bënin thirrje të dëshpëruara për ndihmë.

Presidenti i SHBA-së, Joe Biden, së bashku me Zonjën e Parë, zhvilluan një vizitë në Uvalde ku u takuan me familjet e shkatërruara nga sulmi.

Ata zhvilluan homazhe dhe të dy u panë duke fshirë lotët nga poshtë syzeve të diellit. Zonja Biden preku me radhë foton e secilit fëmijë.

Çifti më pas mori pjesë në një meshë katolike në kishën e “Zemrës së Shenjtë”. Protestuesit jashtë kishës bërtisnin: “Bëj diçka!”, ndërsa presidenti doli jashtë dhe premtoi se reagimi do të jetë shumë i shpejtë.