Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 50%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 50%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Cikalleshi: Me fat që nuk është Rusia, synojmë vendin e parë

Nga A2 CNN
30 Maj 2022, 13:47 | Futboll
Cikalleshi: Me fat që nuk është Rusia, synojmë vendin e

Sokol Cikalleshi është shprehur optimist për dy sfidat e para të Ligës së Kombeve, ndaj Islandës në transfertë dhe më pas ndaj Izraelit në Tiranë. Ai theksoi se jemi me fat që nuk është Rusia.

"Të gjithë lojtarët janë të përqendruar. Gjithçka po shkon sipas planit, uroj të jemi sa më të plotë, mos të kemi mungesa dhe të bëjmë atë që synojmë.

Pretendentë për vendin e parë? Është një grup ku do të provojmë më të mirën, por njëkohësisht nuk duhet të harrojmë që kemi dy skuadra që nuk kanë shumë diferencë me ne. Kemi fat që Rusia nuk do të jetë pjesë e grupit. Të përqendrohemi sa më shumë te ndeshja e parë, sepse fillimi i mbarë është gjysma e punës. Islanda është një kundërshtar i fortë dhe do të jetë duel fizik. Nëse duam vendin e parë duhet të marrim me patjetër rezultat pozitiv në këtë trasfertë. Duke korrigjuar ato pak gabime, do t'i bëjmë të gjithë tifozët krenarë.

Sulmi, reparti më i fortë? Jam i sigurt që për të arritur rezultate, duhet të funksionojmë si grup. Të bëjmë më të mirën të gjithë bashkë. Nga historia jonë, vetëm kështu kemi bërë diferencën. Kemi një mbrojtje të fortë, ne sulmuesit kemi shënuar nëpër skuadrat tona. Por, e përsëris, grupi na bën më të fortë. Do të doja që ekipi të mbizotëronte prej ndeshjes së parë.

Islanda apo Izraeli më e rrezikshme? Janë dy kundërshtarë të ndryshëm. Islanda është mjaft fizike dhe jemi ndeshur vitet e fundit. Izraeli është më teknik, përqendrohet te loja dhe mbajtja e topit. Janë dy kundërshtarë të ndryshëm, por që i njohim mirë.

Ndeshja e parë besoj që është më e rëndësishmja. Nëse do të marrim rezultat pozitiv, do të synojmë vendin e parë. Islanda do të jetë rivali ynë direkt, pa e nënvlerësuar Izraelin.

E ardhmja te skuadra? Para disa ditësh firmosa kontratën e re me Konyaspor. Kanë qenë dy sezone pozitive dhe firmosa për dy vjet të tjera. Nëse për mua apo për klubin do të vinte një ofertë e mirë, do ta shohim me detaje. Jemi në Conference League, klubi dëshiron ta mbajë grupin e plotë dhe të përforcohet në 2-3 pika. Besoj që do të jem pjesë e Konyaspor, jam i lumtur aty".

A2 CNN Livestream

Ditari nga Denisa Pasholli