Sondazh: A ju kanë bërë ndonjëherë shaka në ditën e 1 prillit?
  • Po, dhe ishte e bukur 100%
  • Po,dhe s'ishte argëtuese 0%
  • Jo, nuk më ka ndodhur 0%

Kallashnikov ari, Trump si Rambo dhe bazuka, kur bashkohen fanatikët e armëve

Nga A2 CNN
30 Maj 2022, 13:05 | Bota

Pak ditë pas sulmit tragjik në një shkollë në Teksas, ku 19 nxënës dhe 2 mësuese humbën jetën, lobi më i madh i armëve në SHBA organizoi konventën vjetore. Edhe një herë aty u konfirmua dashuria e amerikanëve për armët e çfarëdolloj kalibri dhe vendosmëria për të mos lejuar rrëzimin e amendamentit të dytë të Kushtetutës, që njeh të drejtën e qytetarëve të mbajnë armë.

Tema e shtimit të kontrolleve për personat që kanë të drejtë të mbajnë armë rikthehet sa herë ka episode tragjike si ai i fundit në Teksas, por grupet pro armëve argumentojnë gjithmonë se njerëzit e ndershëm duhet të kenë të drejtë të mbrohen pikërisht në rast se gjenden përballë ndonjë atentatori, apo terroristi.

Këtë vit, në konventën e NRA - Shoqatës Kombëtare të Armëve, ajo që ra më shumë në sy ishte dhurimi i armëve automatike dhe gjysmë automatike, si një kallashnikov i gjithi prej floriri, me vlerë 10 mijë dollarë, i cili u fitua me short nga një grua e moshuar.

“Është shumë e bukur, nuk e besoja që thërritën emrin tim”, tha Leslie Castillo për mediat teksa mbante në duar automatikun kallashnikov, të cilin e shoqëroi me 1000 plumba.

Në shortin me dhurata të NRA-së, ku fanatikët e armëve paguan vetëm 5 dollarë për të marrë pjesë, organizatorët kishin futur armë të ndryshme, të cilat, sipas tyre “demokratët Joe Biden dhe Nancy Pelosi”, duan t’ua marrin. Një tjetër pushkë që u dhurua ishte modeli DDM4 V7, i njëjtë me atë që 18-vjeçari Salvador Ramos përdori të martën e kaluar në masakrën e Teksasit.

Për shkak të protestave nga grupimet që kundërshtojnë mbajtjen e armëve, disa personalitete anuluan pjesëmarrjen e tyre, por jo ish-Presidenti Donald Trump, i portretizuar si Rambo nga mbështetësit e tij në konventë. Të premten, Trump mbajti edhe një fjalim para publikut, duke thënë se nëse SHBA-ja gjen 40 miliardë dollarë për t’ia dhënë Ukrainës, atëherë duhet të bëjë çmos për të siguruar shkollat amerikane.

A2 CNN Livestream

Dita jonë