Kalush Orchestra shet trofeun e Eurovision, paratë shkojnë në ndihmë të ushtrisë ukrainase

Publikuar më: 30/5/2022, ora 07:53
124966234 trophygetty 1

Kalush Orchestra shet trofeun e Eurovision, paratë shkojnë në ndihmë të ushtrisë ukrainase

Publikuar më: 30/5/2022, ora 07:53

Kalush Orchestra, grupi ukrainas i cili fitoi festivalin e muzikës europiane këtë vit, ka shitur trofeun e tyre për 900 000 dollarë për të mbledhur para për luftën në Ukrainë.

Mikrofoni i kristaltë u shit në një ankand në Facebook, me qëllim blerjen e dronëve për ushtrinë e Ukrainës.

Shitja përkoi me shfaqjen e grupit në një koncert bamirësie në Portën e Brandenburgut të Berlinit, që mblidhte para për kujdesin mjekësor dhe furnizimet.

Duke folur në koncert, anëtari i grupit, Oleh Psiuk, bëri thirrje që njerëzit të mos mësohen me luftën, e cila ka lënë të paktën 4031 civilë të vdekur dhe 4735 të plagosur. Ajo ka detyruar gjithashtu më shumë se 14 milionë njerëz të largohen nga shtëpitë e tyre.