Koronavirusi në Shqipëri, vetëm 20 raste të reja

Publikuar më: 30/5/2022, ora 18:18
koronavirusi varianti delta covid19 ne shqiperi 1024x576

Koronavirusi në Shqipëri, vetëm 20 raste të reja

Publikuar më: 30/5/2022, ora 18:18

Ministria e Shëndetësisë njoftoi se nga 679 testime, 20 qytetarë kanë rezultuar të infektuar koronavirus në Shqipëri.

Edhe në 24 orët e fundit, nuk është shënuar asnjë humbje jete, ndërsa 20 persona kanë rezultuar të shëruar.

Njoftimi i Ministrisë së Shëndetësisë:

Ministria e Shëndetësisë i bën apel qytetarëve të vaksinohen sa më parë, për të mbrojtur veten dhe shëndetin e të tjerëve. Vaksinat antiCOVID reduktojnë mundësinë e infektimit dhe shmangin në shkallë të lartë hospitalizimet dhe fatalitetet.
Çdo qytetar mbi 12 vjeç, mund të vaksinohet në qendrat shëndetësore.
MSHMS apelon të gjithë qytetarët e vaksinuar me dy doza, të drejtohen në qendrat shëndetësore ose pikat e vaksinimit të përqëndruar, për t’u vaksinuar me dozën e tretë përforcuese.
Qytetarët mbi 60 vjeç dhe ata me imunitet të dobët, që kanë kaluar 4-6 muaj nga kryerja e dozës së tretë, mund të marrin dozën e katërt të vaksinës anti-Covid, sipas rekomandimit të mjekut të familjes.
Nëse dyshoni se jeni të prekur nga COVID19 apo keni shenja të sëmundjes, izolohuni menjëherë dhe kontaktoni me mjekun tuaj të familjes për t’u testuar sa më parë ose telefononi Urgjencën Kombëtare në numrin unik 127.
Ju informojmë për situatën në 24 orët e fundit, si vijon: Janë kryer 679 testime, nga të cilat kanë rezultuar pozitivë me COVID19, 20 qytetarë, në këto bashki:
15 në Tiranë, nga 1 qytetar nw Fier, Lushnje, Tepelenw, Pogradec, Gramsh.
Janë 313 qytetarë aktivë me Covid19 në gjithë vendin.
Aktualisht në spitalin COVID3 po marrin trajtim 3 pacientë. Në 24 orët e fundit nuk ka asnjë humbje jete me Sars-Cov2.
Janë shëruar 20 qytetarë gjatë 24 orëve të fundit, duke e çuar numrin e të shëruarve në 272,311 që nga fillimi i epidemisë.
Statistika (30 Maj 2022)

Raste të reja ditore 20
Të shëruar në 24 orë 20
Të shtruar në spitale 3
Humbje jete në 24 orë 0
Testime ditore 679

Testime totale 1,828,197
Raste pozitive 276,121
Raste të shëruara 272,311
Raste Aktive 313
Humbje jete 3,497

Shpërndarja gjeografike e rasteve aktive sipas qarqeve:

Tiranë 214
Fier 23
Vlorë 18
Gjirokastër 17
Korçë 12
Durrës 8
Shkodër 7
Elbasan 7
Dibër 3
Berat 2
Kukës 1
Lezhë 1.