Lewandowski tha se e ka mbyllur me Bayern Munchen, Kahn kundërpërgjigjet

Publikuar më: 30/5/2022, ora 23:14
kahn lewa

Lewandowski tha se e ka mbyllur me Bayern Munchen, Kahn kundërpërgjigjet

Publikuar më: 30/5/2022, ora 23:14

Vetëm pak pasi Robert Lewandowski deklaroi nga grumbullimi i Polonisë se etapa e tij te Bayern Munchen ka përfunduar, ka ardhur përgjigjja e Oliver Kahn.

CEO i klubit bavarez kritikoi në “Sport1” deklaratat e sulmuesit, duke thënë: “Nuk e di pse Robert zgjodhi këtë formë komunikimi. Deklarata të tilla publike nuk ndihmojnë. Ai duhet të jetë mirënjohës për atë që ka te klubi ynë”.

Në konferencën për shtyp të ditës së sotme të kombëtares polake, Lewandowski tha: “Nuk e di nëse do të firmos me Barcelonën apo jo. Nuk më pëlqen të jem në një situatë të tillë. E sigurt është se në këtë moment, aventura ime te Bayern ka përfunduar”.

Polaku ka edhe një vit kontratë me Bayern Munchen, që kërkon ta shesë lojtarin për një shumë të mirë, por Barcelona ka vështirësi ekonomike dhe aktualisht nuk mund të bëjë dot një ofertë të kënaqshme.