Momenti kur makina e Mick Schumacher ndahet në dysh
Mick Schumacher shpëtoi për mrekulli pas një aksidenti të frikshëm në Çmimin e Madh të Monakos të dielën, kur makina e tij Haas u nda në dysh pasi u përplas me barrierat mbrojtëse.
Piloti gjerman, djali i legjendës së Formula 1, Michael Schumacher, nuk arriti të ruante kontrollin e makinës së tij në xhiron e 27-të, duke u përplasur me barrierat. U deshën disa sekonda para se Mick të lëvizte dhe të dilte nga mjeti, duke qetësuar të gjithë.
Skuadra e tij konfirmoi se 23-vjeçari nuk kishte pësuar asnjë dëmtim, ndërsa autoritetet e garës nxorën flamurin e kuq për të bërë të mundur pastrimin e pistës dhe shmangien e incidenteve të tjera.