Ndërron jetë polici i burgut, sindikata: Zemra nuk pret burokracitë e eprorëve

Publikuar më: 30/5/2022, ora 11:11
burgu i shenkollit gjovalin 1280x720

Ndërron jetë polici i burgut, sindikata: Zemra nuk pret burokracitë e eprorëve

Publikuar më: 30/5/2022, ora 11:11

62-vjeçari Gjovalin Frroku, polic në burg e Shënkollit, ka ndërruar jetë në punë në punë pas problemeve me zemrën.

Sindikata e Shërbimeve Policore të Shqipërisë ka reaguar në lidhje me këtë ngjarje, duke akuzuar drejtuesit e burgut se nuk e kanë lejuar 62-vjeçarin të shkojë në spital për ndihmë të specializuar pa mbaruar turnin.

“Zemra nuk pret mbarimin e shërbimit dhe burokracitë e eprorëve”, thuhet në reagimin e sindikatës, sipas së cilës, 62-vjeçari ka kërkuar ndihmën e urgjencës, por më pas është mjaftuar vetëm me një kontroll rutinë.