Një tjetër futbollist largohet falas nga Bayern

Publikuar më: 30/5/2022, ora 16:57
bayern 1 1280x720

Një tjetër futbollist largohet falas nga Bayern

Publikuar më: 30/5/2022, ora 16:57

Corentin Tolisso nuk do të jetë më futbollist i Bayern Munchen. Kampionët e Gjermanisë kanë zyrtarizuar lamtumirën e francezit, i cili do të largohet falas, pasi i përfundon kontrata këtë verë.

Tolisso është lojtari i radhës i Bayern që largohet falas, pas David Alaba dhe Niklas Sule.

Corentin Tolisso ka qenë pjesë e rëndësishme e ekipit tonë për 5 vite, duke shkruar historinë në sezonin e 6 trofeve, në vitin 2020. E falenderojmë për arritjet e tij, për devotshmërinë e treguar dhe i urojmë gjithë të mirat për të ardhmen”, tha Oliver Kahn, CEO i klubit bavarez.

27-vjeçari francez ka luajtur 118 ndeshje me Bayern Munchen, duke shënuar 21 gola. Gjatë 5 viteve me bavarezët, ka fituar 5 tituj kampion në Gjermani, dy Kupa Gjermanie, një Champions League, një Botëror Klubesh, një Superkupë Evrope dhe 4 Superkupa Gjermanie.