Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Presidenti, digjet pa kandidat raundi i tretë, e zgjedh PS në votimin e katërt

Nga A2 CNN
30 Maj 2022, 14:31 | Politikë
Presidenti, digjet pa kandidat raundi i tretë, e zgjedh PS në votimin

Parlamenti ezauroi raundin e tretë të votimit të Presidentit, ku sërish nuk pati asnjë emër të depozituar nga palët, ndërsa grupi i demokratëve i drejtuar nga Alibeaj bojkotoi edhe pjesëmarrjen në seancë.

Me djegien e raundit të tretë, ikën dhe mundësia e opozitës për t’iu imponuar mazhorancës, për sa kohë dy raundet e fundit kërkojnë shumicë të thjeshtë votash, teksa socialistët u zotuan se do ta marrin vetë procesin në dorë. Por, sipas Alibeajt, cilido qoftë ky emër, është larg të qenit mbi palët. Demokrati përsëriti akuzën ndaj socialistëve për tërheqje nga marrëveshja. “Bëmë detyrën tonë politike moral dhe kushtetuese për t’i dhënë vendit një president mbi palët. Ai nuk do të jetë mbi palët. Është i njëanshëm”, tha Alibeaj.

https://a2news.com/2022/05/30/djegia-e-raundit-te-trete-per-presidentin-balla-do-vijojme-te-kerkojme-dialog-me-opoziten/
https://a2news.com/2022/05/30/opozita-djeg-mundesite-per-presidentin-alibeaj-nuk-ka-asgje-per-tu-qortuar-ne-vendimmarrjen-tone/

Teksa rikujton arsyen pse u përfshi në procesin e zgjedhjes së presidentit, Alibeaj shton se nuk ndihet as i penduar dhe as i tallur pas tërheqjes prej tij. “Nuk kanë dinjitet as Balla dhe as Rama për t’u tallur”.

Por socialistët nuk janë dorëzuar për t’i bërë 84 vota, pavarësisht tërheqjes së demokratëve. “Ne do të vijojmë dialogun me grupet e tjera të opozitës”, tha Balla.

Ditën e martë Kuvendi do të mbajë Konferencën e Kryetarëve, ku do të caktohet dhe data e raundit të katërt, seancë e cila me shumë mundësi do të prodhojë dhe presidentin e ri të vendit.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani