Presidenti i ri, Shalsi: Kemi dashur që të jemi seriozë në këtë proces

Publikuar më: 30/5/2022, ora 20:23
shalsi 1280x720

Presidenti i ri, Shalsi: Kemi dashur që të jemi seriozë në këtë proces

Publikuar më: 30/5/2022, ora 20:23

Eduard Shalsi, deputet i Partisë Socialiste, i ftuar në studion e “Debat” nga Alba Alishani, në A2 CNN, deklaroi se mazhoranca ka dashur që të jetë sa më serioze në procesin e zgjedhjes së Presidentit të ri të vendit.

“Do të donim që Partia Demokratike të shfrytëzonte mundësinë për të paraqitur kandidaturat e saj dhe po shkojmë në raundin e katërt, të kushtëzuar nga qëndrimi i PD-së. Ne nuk mund ta linim procesin në rrjedhje të lirë dhe duhet të mendonim për një President dinjitoz për vendin. E kemi një shembull të keq dhe i dhamë mundësi opozitës që të propozonte konkretisht emra në 3 raundet e para. Ndërkohë që, nga ana jonë, kemi nisur një proces që gjithësecilit prej nesh t’i jepet mundësia për të propozuar kandidat potencial. Ndërmorëm një proces për të nxjerrë emra, duke dashur të shmangim takimet e mbyllura. Është një proces që synon të përfshijë sa më shumë njerëz dhe t’i jepte mundësinë atyre për të prezantuar figura dinjitoze si kandidatë”, tha Shalsi.

“Procesi i përfshirjes së sa më shumë njerëzve brenda dhe jashtë PS-së synonte që të na bënte neve me dije se cilët janë emrat që mund të lakohen për President. Janë lakuar shumë emra, nga më seriozët e deri më qesharakët. Jemi dëshmitarë të debateve aspak serioze dhe qesharake kur janë lakuar emra, ndaj ne kemi dashur që të jemi seriozë në këtë proces. 3 raundet e para ikën, mundësia e opozitës u ezaurua, synojmë të zgjedhim President me mbi 74 vota dhe jemi në një proces diskutimi. Është bërë e qartë që nuk do të jetë President nga grupi parlamentar i PS-së”, shtoi Shalsi.