Shansi i dytë, Skënder Gega prezantohet te Kukësi

Publikuar më: 30/5/2022, ora 21:23

Shansi i dytë, Skënder Gega prezantohet te Kukësi

Publikuar më: 30/5/2022, ora 21:23

Skënder Gega rikthehet te Kukësi. Pas sezonit të kaluar, ku punoi për 11 javë me verilindorët, tekniku i mirënjohur zëvendësoi italianin Diego Longo. Nëse në aventurën e mëparshme nuk ishte me fat, mbi të gjitha prej problemeve personale, tashmë trajneri kampion i vitit 2019 bëhet gati për një sfidë ambicioze.

 “Është një fjalë që thotë se shansin e parë duhet ta shfrytëzosh për mirë, sepse do të jepet edhe shansi i dytë. Besoj se me punë dhe me përkushtim dhe më një korrektësi profesionale do ta çojmë Kukësin aty ku i takon”, deklaroi Gega.

“Nuk është sekret, investimi është kolosal, sidomos për këtë stadium. Infrastruktura dhe mbështetja financiare e Kukësit nuk mungon për çdo futbollist profesionist që dëshiron të vijë këtu. Shpresoj të jemi pjesë e Kupave të Europës, të fillojmë punën për të qenë një klub solid dhe me shumë pretendime”, vijoi tekniku i ri i Kukësit.

Edhe pse e mbylli kampionatin në vendin e katërt, Kukësi pret këtë të martë, të mësojë nëse do të luajë në Conference League. Nëse Laçi fiton Kupën e Shqipërisë, verilindorët festojnë.

Por, nëse në finale triumfon Vllaznia, shkodranët shkojnë në Europë dhe Kukësi duhet të përqendrohet vetëm tek edicioni i ri i Kategorisë Superiore.