Shpërthim eksplozivi në Vlorë

Publikuar më: 30/5/2022, ora 07:26
Untitled collage 2022 05 30T072802.023 1280x720

Shpërthim eksplozivi në Vlorë

Publikuar më: 30/5/2022, ora 07:26

Një shpërthim i fuqishëm ka tronditur banorët e lagjes “Pavarësia” në qytetin e Vlorës, në orët e para të mëngjesit.

Sipas uniformave blu, shpërthimi është shkaktuar nga një sasi eksplozivi e vendosur në automjetin tip “Audi”, në pronësi të shtetasit E. K., 31 vjeç, banues në Elbasan.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.