Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Shqetësime për Roshin, kuqezinjtë përgatiten për ndeshjet e Ligës së Kombeve

Nga A2 CNN
30 Maj 2022, 13:32 | Futboll
Shqetësime për Roshin, kuqezinjtë përgatiten për

Kombëtarja shqiptare e futbollit vijon përgatitjet në Durrës në kuadër të dy ndeshjeve të Ligës së Kombeve ndaj Islandës e Izraelit, si edhe miqësores me Estoninë.

Skuadra e drejtuar nga tekniku Edi Reja, zhvilloi një seancë të plotë stërvitore ku u vunë re edhe ata 8 lojtarë të Kombëtares U-21.

Mesfushori Odise Roshi u stërvit i diferencuar nga grupi për shkak të një shqetësimi muskulor. Futbollisti është nën vëzhgimin e stafit mjekësor dhe gjendja e tij fizike është duke u monitoruar për të vlerësuar shkallën e dëmtimit.

Grupit i janë bashkuar dhe dy lojtarët e kampionatit Italian si Kristjan Asllani i Empolit si dhe Marash Kumbulla. Mungesat e vetme deri më tani janë Vrioni, i cili mbërrin në grumbullim më datë 31 maj dhe Armando Broja. Të martën, Kombëtarja do të zhvillojë një miqësore brenda grupit në stadiumin “Niko Dovana” në orën 18:00 dhe do të përgatitet në Durrës deri më datë 4 qershor për t’u nisur më pas drejt Islandës për sfidën e parë zyrtare.

A2 CNN Livestream

Dita jonë