Skleroza multiple, që nga viti 2014 pa ilaçe të reja, Rakacolli: Do t’i sjellim shumë shpejt

Publikuar më: 30/5/2022, ora 16:37

Skleroza multiple, që nga viti 2014 pa ilaçe të reja, Rakacolli: Do t’i sjellim shumë shpejt

Publikuar më: 30/5/2022, ora 16:37

Më shumë se 1 mijë e 850 pacientë të diagnostikuar me sklerozën e shumëfishtë, nuk kanë ilaçet e duhura për mjekim. Që nga viti 2014, nuk është bërë asnjë rinovim i ilaçeve, ndonëse sëmundja ka avancuar me kohën.

Ministria e Shëndetësisë premton se për këta pacientë do të ketë një shpërndarje më të gjerë ilaçesh.

 “Nuk po themi që nuk ka fare medikamente, por kjo formë sëmundje ka shumë medikamente sepse paraqet ka forma të ndryshme”, deklaroi Tanush Çaushi i shoqatës “Jeto Përsëri”, gjatë një konferencë të dedikuar në Ditën Kombëtare që kujton këtë sëmundje.

Ky problem do të zgjidhet, por ka problemet e tyre burokratike, ndryshimet e sistemit duan kohë”, replikoi zëvendësministri e Shëndetësisë Mira Rakacolli.

Vendet e rajonit kanë një performancë më të mirë në shpërndarjen e ilaçeve, por zëvendësministrja vendosi të replikojë në një tjetër mënyrë.

“Kosova ka 3 medikamente, Maqedonia e Veriut 7”, vijoi Çaushi.  “Në Kosovë janë vetëm dy, ndërkohë që ato në Maqedoninë e Veriut nuk rimburosohet”, replikoi Rakacolli.

Mos rinovimi i kurës mjekësore prej vitesh sipas mjekëve neurologë është në dëm të pacientëve. Madje, ka pacientë të cilët do të dëshironin një mjekim të gabuar kundrejt mospasjes së alternativave të mjekimit.

Një tjetër problem shqetësues për pacientët me sklerozën e shumëfish është dhe mungesa e shërbimeve fizioterapeutike si një nevojë për t’u kujdesur për gjymtyrët që prek sëmundja.