Vdekshmëria foshnjore, Shqipëria, vendi me bilancin më negativ në rajon

Publikuar më: 30/5/2022, ora 15:20

Vdekshmëria foshnjore, Shqipëria, vendi me bilancin më negativ në rajon

Publikuar më: 30/5/2022, ora 15:20

Në Shqipëri vdesin më shumë foshnjë pa bërë ende 1 vjeç se në çdo vend tjetër të Ballkanit Perëndimor. Sipas të dhënave nga Instituti Europian i Statistikave, në vend, për çdo një mijë lindje, 10 bebe humbin jetën. Kosova është vendi tjetër me nivel të lartë të vdekshmërisë foshnjore, ndërsa Serbia apo Mali i Zi e kanë dy deri në tre herë më të ulët këtë tregues.

Shifrat e rritura të vdekshmërisë foshnjore, kryesisht në dy vitet e fundit kanë përmbysur edhe përpjekjet 30-vjeçare të institucioneve shëndetësore Në vitet 2019 dhe 2020 është shënuar edhe niveli më i lartë i këtij treguesi me 10,3 dhe 10 vdekje të bebeve për çdo 1 mijë lindje.

Po cilët janë shkaqet që po çojnë në prapaktheu përpjekjet në këtë drejtim? “Së pari, ne kemi mungesë të specialistëve nëpër rrethe, duke filluar nga ndjekja e shtatzënisë. Kemi ndjekje shumë të dobët në nivel rajonal”, thotë për A2 CNN Rustem Çelami, mjek gjinekolog.

Sipas të dhënave të institucioneve shëndetësore, të përpunuara nga INSAT, në 7 vitet e fundit kanë vdekur 1871 bebe duke e bërë Shqipërinë, vendin më të keq për të lindur në kontinentin Evropian me një diferencë të lartë nga shtetet e tjera.