Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 67%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 0%

Për 2 vrasje në Elbasan, "Plumbi i artë" nuk prek gjyqin e Alibejt, Dumani kërkohet dëshmitar

Nga A2 CNN
30 Maj 2022, 14:09 | Kronikë
Për 2 vrasje në Elbasan, "Plumbi i artë" nuk prek

Akuzat e reja të SPAK kundër Erion Alibejt në dosjen “Plumbii artë”, nuk cenuan çështjen ndaj tij të mbërritur në Gjykatën e Posaçme. Të hënën kjo gjykatë çeli shqyrtimin ndaj Alibejt dhe dy të bashkëpandehurve të tij, Euglen Halili e Xhuliano Hoxha, të akuzuar për vrasjen e Emiliano Ramazanit e Regis Runajt, në dy ngjarje të veçuara korrikun e vitit 2020 në Elbasan.

Bazuar në deklarimet e të penduarit të drejtësisë, Euglen Halili dhe provave të tjera, prokurori tha se porositës dhe organizatori dy krimeve ishte Erion Alibej, pas dyshimeve se ata ishin përfshirë në vrasjen e vëllait të tij dhe xhaxhait në ngjarjen e njohur si “masakra e Bradasheshit”.

Sipas prokurorit, në ekzekutimin e Ramazanit, i cili u qëllua në mjetin e tij, të pandehurit Hoxha dhe Halili kishin pasur rolin e vëzhguesit të lëvizjeve të viktimës para krimit. Ndërsa në ekzekutimin e Regis Runajt, i cili u masakrua duke u qëllua 27 herë me thikë, kishte marrë pjesë direkt Euglen Halili. Pretendimi i prokurorit se deklarimet e të penduarit provoheshin nga të tjera prova, hasën në reagimin e avokatëve në proces.

Para gjykatës, ata pretenduan se dëshmia e të penduarit të dosjes, Euglen Halili, nuk përputhet me dëshminë e bashkëpunëtorëve Nuredin Dumani e Henrik Hoxhaj, ndonëse bëhet fjalë për të njëjtat ngjarje kriminale.

Për të provuar akuzat, prokurori Behar Dibra, i kërkoi gjykatës pyetjen e 24 dëshmitarëve, mes të cilëve edhe Nuredin Dumani e Henrik Hoxhaj. 

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani