Vrioni e mbyll sezonin si golashënues në kampionatin austriak

Publikuar më: 30/5/2022, ora 07:22
giacomo vrioni 1277x720

Vrioni e mbyll sezonin si golashënues në kampionatin austriak

Publikuar më: 30/5/2022, ora 07:22

Giacomo Vrioni e mbyll sezonin si golashënues në kampionatin austriak. Futbollisti shqiptar shënoi 19 gola me skuadrën e tij të Tirol dhe u shpall më i miri i sezonit së bashku me yllin e Salzburg, Adejemi.

Edhe pse skuadra e tij u mund 2-0 nga Rapidi i Vjenës në finalen e play off për Vrionin mund të thuhet se ishte një sezon i sukessesshëm.

Ai theu rekordin e vendosur 11 vite më parë nga Hamdi Salihi, që luante atë kohë me fanellën e Rapid Vjenës dhe shënonte 18 gola në kampionatin austriak.

Vrioni është në huazim nga skuadra e Juventus dhe me paraqitjet e fundit të tij shumë ekipe kanë shfaqur interes. Megjithatë, pritet që Vrioni të rikthehet fillimisht te Juventus dhe të diskutojë me drejtuesit e “Zonjës së Vjetër” se çdo të ndodhë me të ardhmen e tij.