Bileta e fundit në Europë, Vllaznia luan shansin e fundit në finalen e kupës

Publikuar më: 31/5/2022, ora 11:49
Vllaznia yy 1024x576

Bileta e fundit në Europë, Vllaznia luan shansin e fundit në finalen e kupës

Publikuar më: 31/5/2022, ora 11:49

Kupa e Shqipërisë është e vetmja shpresë për Vllazninë për të marrë biletën e fundit në Conference League. Shkodranët nuk arritën të ishin në katër vendet e para të kampionatit për të siguruar një vend në Europë, prandaj tani më presioni është totalisht tek ata, pasi vetëm fitorja në Kupë, mund të shpëtonte sezonin e kuqebluve.

“Nuk është një sfidë e shumëpritur, është një detyrim që kemi ne ndaj klubit. E konsideroj si detyrim edhe pse kam qenë pjesë e skuadrës kundërshtare që ne luajmë nesër. Situatat në futboll kështu janë. Siç na duhet ne kjo fitore, i duhet dhe Laçit kjo fitore”, tha Mirel Josa.

“Skuadra është e përgatitur është gati, pavarësisht si shkuan gjërat që ekipi mbeti jashtë Europës, skuadra është gati për të dhënë maksimumin në ndeshjen e nesërme dhe me ndihmën e Zotit shpresoj që kupa të shkojë përsëri në Shkodër për vitin e dytë rresht’’, deklaroi Gurishta.

Nga ana tjetër edhe Laçi kërkon ta mbyllë me të paktën një trofe këtë sezon. Për nënkampionët e Shqipërisë bën tifo dhe Kukësi i Skënder Gegës, i cili e mbylli në vendin e katërt dhe siguron biletën e fundit për në Conference League.

Finalja e Kupës Laci – Vllaznia do të luhet këtë të martë në orën 19:00 në Stadiumin Kombëtar në Tiranë.