Sondazh: Sa ju kanë funksionuar dietat e shpejta pranverore?
  • Gjithmonë 18%
  • Me raste 45%
  • Asnjëherë 36%

Elon Musk fotografohet me të dashurën 29-vjeçare

Nga A2 CNN
31 Maj 2022, 09:08 | Showbiz

Njeriu më i pasur në botë, Elon Musk, është fotografuar së fundmi me të dashurën e tij 29-vjeçare Natasha Bassett. Ata janë parë teksa kanë shijuar një drekë në St Tropez. Një natën në hotelin ku ata qëndruan, shkruan Daily Mail, kushton minimumi 1300 dollarë nata.

Basset, e cila është e dashura më e re që Musk ka pasur deri tani, mendohet se është lidhur me sipërmarrësin në shkurt të këtij viti, kur edhe u panë për herë të parë në avionin e tij privat, në Los Anxhelos.

https://a2news.com/2021/03/23/fotografia-e-rralle-e-musk-dhe-bezos-17-vite-me-pare-cfare-fshihet-pas-takimit-te-dy-njerezve-me-te-pasur-ne-bote/

Në dhjetor të vitit të kaluar, Musk dhe ish-e dashura e tij, Grimes, u bënë për herë të dytë prindër, por çifti ishte ndarë që në shtator.

Familja e Musk duket se ka mirëpritur aktoren australiane, e cila ishte e pranishme edhe në Festivalin e filmit në Kanë, me mamanë e Elon, Maye. Çifti i ri mendohet se mori pjesë në premierën e filmit “Elvis”, ku Basset luan rolin e një prej të dashurave të ikonës së muzikës. Edhe në të kaluarën, Musk ka qenë i lidhur me aktore, si Amber Heard, apo Talulah Riley.

https://a2news.com/2022/03/24/kercimi-elektrizues-i-elon-musk-ne-perurimin-e-fabrikes-se-re-te-tesla-s/

Elon Musk është babai i shtatë fëmijëve, ndërsa gjatë jetës së tij është divorcuar tri herë, dy herë nga e njëjta grua. I martuar për herë të parë në vitin 2000 me Justine Wilson, çifti pati fillimisht një djalë, të quajtur Nevada, i cili ndërroi jetë tragjikisht kur ishte vetëm 10 javësh, për shkak të një sëmundjeje. Më pas, erdhën në jetë binjakët Griffin dhe Xavier, dhe trinjakët Damian, Saxon dhe Kai. Çifti u divorcua në vitin 2008.

Më pas, Musk u martua me aktoren Talulah Riley, në vitin 2010, për t’u divorcuar dy vite më vonë. Ata u rimartuan në vitin 2013, por letrat e divorcit u firmosën sërish pas vetëm një viti.

Në vitin 2017, Musk bëri publike lidhjen me aktoren Amber Heard, pasi divorcit të saj të zhurmshëm nga Johnny Depp. Por lidhja zgjati vetëm një vit. Në vitin 2018, Musk dhe këngëtarja Grimes zyrtarizuan lidhjen e tyre. Ata mirëpritën fëmijën e parë në maj 2020, të cilin e quajtën X Æ A-Xii.

https://a2news.com/2021/02/01/plani-i-elon-musk-per-te-derguar-njeriun-e-pare-ne-mars-7-vite-para-nasa-s/
https://a2news.com/video/me-te-pasurit-e-botes-elon-musk-rrezon-nga-froni-jeff-bezos/

A2 CNN Livestream

Dita jonë