Embargoja e BE ndaj naftës ruse, Kremlini në kërkim të tregjeve të reja

Publikuar më: 31/5/2022, ora 10:07
nafta rus 1280x720

Embargoja e BE ndaj naftës ruse, Kremlini në kërkim të tregjeve të reja

Publikuar më: 31/5/2022, ora 10:07

Marrëveshja e arritur nga Bashkimi Europian për të sanksionuar naftën ruse, si një nga sanksionet më të ashpra perëndimore, ka vendosur Kremlinin në lëvizje për të gjetur tregje të reja për produktin aq të vlefshëm në këto momente.

Moska është shumë e varur nga eksportet e saj të energjisë dhe BE-ja bën me dije se kjo marrëveshje do të shkurtojë më shumë se 90% të importeve të naftës ruse deri në fund të vitit.

Por, me gjithë retorikën rrëqethëse dhe antiperëndimore që kemi dëgjuar nga Vladimir Putin javët e fundit, lideri rus ka më shumë gjasa t’i thotë Evropës: “Bëhuni gati për disa dhimbje ekonomike më të forta për shkak të kësaj embargoje”.

Sipas një eksperti të BBC, Rusia do të kërkojë tregje të reja, për sa i përket naftës, por kjo nuk është një zgjidhje e shpejtë sepse infrastruktura nuk është ende gati për të riorientuar eksportet e naftës nga Evropa në Azi. Madje edhe do të shihet ky treg si zgjidhje, çmimet do të jenë shumë herë më të ulëta.