Fundi i një epoke të artë në Durrës…

Publikuar më: 31/5/2022, ora 13:42
teuta kampion 1280x675

Fundi i një epoke të artë në Durrës…

Publikuar më: 31/5/2022, ora 13:42

Fundi i një epoke të artë. Dy edicionet e kaluara Teuta fitoi gjithçka, kampionatin, një Kupë Shqipërie si dhe dy superkupa. Një sukses që vështirë të përsëritet më te skuadra durrsake, megjithatë ambiciet e presidentit Edmond Hasanbelliu janë të mëdha dhe për këtë në merkaton e verës pritet të ndodhë një revolucion i vërtetë lojtarësh.

Deri më tani, 4 janë larguar zyrtarisht. Blagoja Todorovski dhe Sebino Plaku i thanë “mjaft” futbollit të luajtur. Pas 3 sezonesh të suksesshme, të dy vendosën të varin këpucët në gozhdë në moshën 37-vjeçare duke ia lënë vendin talenteve të rinj në skuadër. Përveç dy veteranëve, “djemtë e detit” mbyllën bashkëpunimin dhe me mbrojtësin shtatlartë Filip Ivanovic. Futbollisti serb erdhi në fillim të sezonit në Durrës, duke bërë disa paraqitje pozitive.

Në 25 ndeshje, ai shënoi dhe tre gola. Një tjetër titullar dhe pa diskutim një nga protagonistët kryesor në sukseset e Teutës ishte dhe Albano Aleksi. Mesfushori fierak e sheh te ardhmen e tij larg djemve të detit dhe me konsensus të plotë dhe me drejtuesit ka vendosur të prishë kontratën me ekipin durrsak. 29-vjeçari ishte një nga emrat më të dashur për tifozërinë, kjo edhe për shkak të lojës luftarake që ai bënte, si dhe grintës që e karaketrinzonte në çdo ndeshje.

Deri në fillim të sezonit të ri, do të këtë të tjera largime në skuadër, ndërsa emrat se kush pritet t’i zëvendësojnë, ende nuk dihen.