Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Gishti i gjashtë bëhet realitet

Nga A2 CNN
31 Maj 2022, 11:40 | Teknologji
Gishti i gjashtë bëhet realitet

Dora me gjashtë gishta tashmë ekziston, por ai më i vogli në fakt është robotik. Shkencëtarët japonezë dhe francezë kanë krijuar gishtin artificial për të studiuar se si truri mund t’i përgjigjet një pjese shtesë të trupit.

Sensorët në parakrahët e përdoruesit e kthejnë aktivitetin elektrik në muskujt e tyre në udhëzime për gishtin e gjashtë.

Studiuesit thonë se 18 pjesëmarrësit lëvizën lehtësisht gishtin e gjashtë, duke treguar që truri ynë ka aftësinë të mishërojë gjymtyrë artificiale zëvendësuese.

Studiuesit thonë se nevojiten studime më të mëdha për të eksploruar aftësinë e trurit për të punuar me gjymtyrë të tjera të bashkangjitura dhe fleksibilitetin e tij për t'i përdorur ato sipas dëshirës.

Dhe nga robotët tek fosilet... për të takuar “dragoin e vdekjes”

Një zvarranik gjigant fluturues me një hapje krahësh 30 këmbë që jetoi 86 milionë vjet më parë së bashku me dinozaurët. Shkencëtarët në Argjentinë zbuluan kockat në malet e Andeve, por nuk ka asnjë provë që zvarraniku nxirrte zjarr nga goja... Kështu që për fat të keq zbulimi nuk vërteton se dragonjtë janë të vërtetë.

A2 CNN Livestream

Dita jonë