Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Gjykata liron nga burgu Ismail Morinën

Nga A2 CNN
31 Maj 2022, 15:15 | Kronikë
Gjykata liron nga burgu Ismail Morinën

Gjykata e Durrësit ka lënë të lirë tifozin simbol të Kombëtares Shqiptare, Ismail Morinën, i cili u arrestua nga policia paraditen e 25 majit në qytetin e Kukësit.

Ndaj Morinës kishte urdhërarresti, pasi kishte edhe 5 muaj burg pa shlyer për armëmbajtje pa leje.

Gjykata e Durrësit vendosi sot që “Ballist Morina”, të kryejë 5 muaj shërbim prove.

“Nga ky moment, shtetasi Morina është i lirë. Do të bëhen procedurat për ta liruar nga burgimi, pasi gjykata e pa të drejtë kërkesën e tij për ta rivendosur në afat të drejtën e ankimit, pasi ndaj tij është dhënë një vendim revokimi për vendimin penal në mungesë. Procedurat e mëtejshme duhet t’i bëjë Gjykata e Apelit në Durrës, e cila është gjykatë kompetente për të shqyrtuar çështjen e gjykatës së Shkallës së Parë Durrës. U pranua kërkesa e tij për lirim. Do të jetë i lirë sepse hetimi për të ka mbaruar tashmë. Ai ka një vendim dënimi dhe i mbeten pa vuajtur 5 muaj e 12 ditë, të cilin do ta konvertojë me shërbimin e provës”, tha avokati Gramoz Lika.

A2 CNN Livestream

Dita jonë