Kali gjigant rishfaqet pas 12 vitesh

Nga A2 CNN
31 Maj 2022, 12:26 | Lifestyle
Kali gjigant rishfaqet pas 12 vitesh

Dhjetëra mijëra njerëz pushtuan qytetin belg të Dendermonde për paradën historike që shfaqi katër fëmijë të hipur në një kalë gjigant.

I njohur si “Bayard Steed”, figura prej druri, 4,85 metra e gjatë, e mbajtur nga 12 burra, nuk ishte shfaqur në publik për 12 vjet.

Rreth 86000 mijë shikues, sipas policisë, panë statujën 1 ton që kalonte qytetin flamand, duke “vallëzuar” nën ritmin e muzikës së një bande marshimi, të shoqëruar nga figura gjigante, akrobatë dhe rreth 2000 aktorë me kostume historike.

Saga e “Bayard Steed” e ka origjinën e saj në një rit mesjetar – apo përrallë kalorësiake - që përfshin edhe Karlin e Madh, Perandorin e parë të Perandorisë së Shenjtë Romake, që kërkon kalin e çmuar të luftës të një kryekomandanti vendas në këmbim të një marrëveshje paqeje.

Rituali popullor bëhet vetëm një herë në dhjetë vjet dhe ishte menduar të zhvillohej në vitin 2020, por u shty dy herë për shkak të pandemisë së koronavirusit. Parada u regjistrua në vitin 2008 në Listën Përfaqësuese të UNESCO-s të Trashëgimisë Kulturore Jomateriale të Njerëzimit dhe do të zhvillohet përsëri në vitin 2030.

Do të informohesh i pari?
Shkarko aplikacionin tonë:
Android ~ iOS

A2 CNN Livestream

Dita jonë 2024