Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kapet me armë, municione luftarake e uniforma të policisë, në pranga 25-vjeçari

Nga A2 CNN
31 Maj 2022, 09:56 | Kronikë
Kapet me armë, municione luftarake e uniforma të policisë,

Policia e Tiranës ka vënë në pranga një 25-vjeçar, pasi është kapur me armë e municione luftarake. Policia bën të ditur se në pranga është vënë shtetasi me iniciale Rr. H., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Te mbikalimi i Rinasit, policia ka lokalizuar automjetin e dyshuar, me drejtues shtetasin Rr. H., 25 vjeç. Gjatë kontrollit të automjetit që ky shtetas drejtonte, janë gjetur dhe sekuestruar një armë zjarri pistoletë, një krehër, municion luftarak dhe një armë e ftohtë (thikë).

Në vijim të veprimeve, gjatë kontrollit të banesës, u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale, veshje të ndryshme si ato të Policisë dhe municion luftarak.

A2 CNN Livestream

Dita jonë