Putin cakton datën për pushtimin e Donbasit

Publikuar më: 31/5/2022, ora 21:17
ruset 1280x720

Putin cakton datën për pushtimin e Donbasit

Publikuar më: 31/5/2022, ora 21:17

Presidenti rus Vladimir Putin ka dhënë urdhrin për të pushtuar të gjithë rajonin e Luhanskut dhe Donetskut deri më 1 korrik.

Këtë e raporton Channel 24, duke cituar burime të shërbimeve sekrete ukrainase, raporton UNIAN.

Ndërkohë forcat ruse kontrollojnë pjesën më të madhe të qytetit Severodonetsk. Lajmi është dhënë nga guvernatori i rajonit lindor të Ukrainës, Lugansk, Serhiy Hayday, tha në Telegram, duke shpjeguar se 90% e qytetit është shkatërruar dhe është e pamundur të evakuohet popullata civile. Por ai ka hedhur poshtë deklaratat se trupat ukrainase në zonë do të rrethohen.“Ne jemi duke komunikuar vazhdimisht. Ka një mundësi për të manovruar, kështu që ushtria tani po e mban me qetësi mbrojtjen në pozicionet. Qyteti në këtë fazë ka 90% të të gjitha shtëpive të dëmtuara. Nga këto, 60% janë pothuajse të pamundura për t’u restauruar. Dhe infrastruktura kritike është shkatërruar plotësisht. Tani nuk ka asnjë mundësi për t’u larguar nga Severodonetsk. Është shumë e rrezikshme dhe shanset janë shumë të vogla për të shpëtuar të padëmtuar. Prandaj, thjesht nuk ka kuptim të rrezikosh jetët e njerëzve”, deklaroi ai.

Sipas Hayday, qëllimi rus ishte të rrethonte të gjitha trupat ukrainase, por nuk arrijnë të kapin të gjithë zonën.

Nëse forcat ruse fitojnë kontrollin e Severodonetsk, qyteti fqinj Lysychansk do të jetë e vetmja zonë urbane në Luhansk që do të mbetet nën kontrollin ukrainas.