Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 60%
  • Zonat malore 20%
  • Qendrat historike 20%

Kroos sqaron pse u acarua me gazetarin gjerman

Nga A2 CNN
31 Maj 2022, 20:07 | Futboll
Kroos sqaron pse u acarua me gazetarin gjerman

Videoja e Toni Kroos, të acaruar me pyetjet e një gazetari gjerman menjëherë pasi mesfushori fitoi me Realin trofeun e radhës të Champions League, u bë virale.

Kroos ndërpreu intervistën, pasi gazetari e pyeti nëse ishte i habitur që Liverpool e kishte dominuar ndeshjen. Kroos iu përgjigj se gazetari kishte 90 minuta kohë për t’u menduar dhe në fund i kishte bërë pyetje idiote.

https://a2news.com/2022/05/29/kroos-terbohet-me-gazetari-kishe-90-minuta-kohe-per-tu-menduar-dhe-ne-fund-ben-pyetje-idiote/

Vetë lojtari i madrilenëve iu kthye atij momenti, për të sqaruar se pse e humbi kontrollin: “Isha me nerva me atë gazetar. Sigurisht që Liverpool do të bënte presion dhe këtë ia thashë pasi më bëri pyetjen e parë. Është normale fare, nuk mund ta dominosh një ekip si ai për 90 minuta. Rëndësi kishte fitorja dhe ne fituam. Mua nuk më pëlqeu mënyra se si e shtroi pyetjen. Mund të më kishte pyetur se si e kisha parë unë ndeshjen dhe unë nuk do t’i thoja “e mbytëm kundërshtarin për 90 minuta”.

“Unë e pranoj që Liverpool kishte më shumë raste shënimi, por ne fituam ndeshjen, ashtu siç kemi bërë këto muajt e fundit. Por, ai donte që unë të thoja se fituam padrejtësisht. Nuk më intereson fare, ne fituam”, shtoi Kroos.

A2 CNN Livestream

Debat - nga Alba Alishani