Sondazh: Destinacionet e fundjavave tuaja janë:
  • Bregdeti 50%
  • Zonat malore 33%
  • Qendrat historike 17%

Kryesia e PS vendos për presidentin e ri, zbulohet agjenda e mbledhjes

Nga A2 CNN
31 Maj 2022, 13:22 | Politikë

Kryesia e Partisë Socialiste do të mblidhet ditën e premte në orën 17:00, ku ndër temat e tjera pritet të diskutohet edhe për presidentin e ri.

Pas dështimit të 3 raundeve të para për mungesë të kandidaturave, tashmë pritet mbajtja e raundit të katërt për presidentin e ri, i cili mund të zgjidhet me 71 vota.

https://a2news.com/2022/05/30/presidenti-digjet-pa-kandidat-raundi-i-trete-e-zgjedh-ps-ne-votimin-e-katert/

Në mbledhjen e kryesisë së PS-së të ditës së premte pritet të dalë të paktën një emër për kandidat për president. Ndërkohë, burime për A2 CNN bëjnë me dije se të shtunën do të mbahet raundi i katërt ku do të zgjidhet edhe presidenti i ri.

Pas djegies së raundit të tretë, kryetari i grupit parlamentar të PS-së, Taulant Balla, u shpreh se edhe pse mazhoranca tashmë i ka votat e mjaftueshme për zgjedhjen e presidentit, PS është e gatshme për dialog me opozitën. Megjithatë, deri sot nuk ka asnjë hap nga palët.

https://a2news.com/2022/05/30/djegia-e-raundit-te-trete-per-presidentin-balla-do-vijojme-te-kerkojme-dialog-me-opoziten/

A2 CNN Livestream

Dita jonë