Lista e kuqezinjve U-21, Bushi: Nuk ka shumë rëndësi kualifikimi, por dërgimi i lojtarëve në ekipin e parë

Publikuar më: 31/5/2022, ora 16:43
SINK ALBAN BUSHI PRAG SLLOVENIA frame 0 1024x576

Lista e kuqezinjve U-21, Bushi: Nuk ka shumë rëndësi kualifikimi, por dërgimi i lojtarëve në ekipin e parë

Publikuar më: 31/5/2022, ora 16:43

Trajneri i Kombëtares shqiptare U-21, Alban Bushi, bëri publike listën me emrat e futbollistëve që do të grumbullohen për dy sfidat e fundit eliminatore të Kampionatit Europian 2023 ndaj Anglisë dhe Kosovës, që do të luhen në muajin qershor.

“I kemi analizuar, nuk kemi bërë gabime kolektive në taktikë. Gabimet kanë qenë individuale. Çekia na mundi me 4 gola, nga 4 gabimet tona. FSHF ka seleksionuar lojtarët jashtë dhe i kemi dërguar në ekipin A. Për 15 vite, Asllani dhe Broja janë pjesë e ekipit të parë dhe kanë qenë me ne. Kjo na gëzon sepse këtë detyrë kemi.Edy Reja? E falenderoj, mori 7 lojtarët tanë për t’i stërvitur. Nga ata që mori në grumbullim, ai mendon se mund të ketë 2-3 për në ekipin e parë”, tha Bushi. 

Skuadra grumbullohet këtë të martë në Durrës, për t’u nisur në datën 7 qershor në Angli, ndërsa 6 ditë më pas do të luajë sfidën e fundit kualifikuese ndaj Kosovës: “Për ne nuk ka shumë rëndësi kualifikimi, vetëm loja e bukur dhe dërgimi i lojtarëve në ekipin e parë. Nuk mund të tolerojmë dhe neglizhojmë në këto dy ndeshje. Nëse i fitojmë, kualifikohemi, kjo është motoja që duam të kemi. Lojtarët janë të rinj, jemi në fundin e sezonit. Lojtarët kanë nevojë për pak pushim dhe shumë punë. Kam folur me ta, është momenti dhe mosha. Nuk kemi në ekip Ronaldon që bën 50 ndeshje në sezon”.

Shqipëria ndodhet në vendin e katërt në renditje dhe maksimumi që mund të marrë nga grupet është vetëm vendi i tretë, por që sërish nuk të dërgon në Europian.