Makina përplaset me traktorin, ndërron jetë 32-vjeçari

Publikuar më: 31/5/2022, ora 22:26
aksident naten ne tepelene 1280x720

Makina përplaset me traktorin, ndërron jetë 32-vjeçari

Publikuar më: 31/5/2022, ora 22:26

Një aksident i rëndë rrugor ka ndodhur mbrëmjen e së martës, në aksin Gjirokastër-Kakavijë.

Një makinë Benz, me drejtues shtetasin I. M., 41 vjeç, banues në Gjirokastër, është përplasur me një traktor, me drejtues shtetasin Ll. Ç., 32 vjeç, banues në fshatin Kakavijë.

Për pasojë, ka humbur jetën drejtuesi i traktorit si dhe është plagosur drejtuesi i Benzit.